Massimiliano Allegri është gati për të sjellë lajme të mira për Juventusin gjithashtu edhe në sferën e merkatos verore ku tashmë janë bërë të ditur objektivat e parë që do transferohen.
Mbi të gjithë qëndron emri i Gianluigi Donnarummas i cili tashmë është duke zhvilluar bisedime me Biankonerët për transferimin këtë verë.
Emri tjetër është ai i Rodrigo De Paul nga Udinese i cili po kërkohet gjithashtu nga Milan dhe Inter por Zonja e Vjetër nuk e ka ndërmend të kursehet për ta transferuar mesfushorin argjentinas.
I fundit në listën e shkurtër është Manuel Locatelli i Sassuolos.
Fokusi i Biankonerëve mbetet mesfusha ku sezonin që lamë pas hasën në probleme të mëdha në këtë repart.