E ardhmja e Romelu Lukakut tek skuadra e Interit është në rrezik të madh pasi ai mund të largohet nga gadishulli Apenin këtë verë.
Tashmë politikat e reja të klubit do të jenë që të shesin disa prej futbollistëve të skuadrës dhe as belgu nuk do të kursehet nga presidenti Zhang.
Bëhet fjalë për skuadrën e Chelseas e cila ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë deri në 75 milionë euro për shërbimet e tij.
Londinezët për këtë transferim po bëjnë gati të shesin 5 futbollistë në mënyrë që të mbledhin fondet e nevojshme.
Bëhet fjalë për Kepa Arrizabalaga, Callum Hodson-Odoi, Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Tammy Abraham.