Fillon epoka Allegri: Juventus transferon yllin 70 milionësh

Massimiliano Allegri edhe zyrtarisht është trajner i ri i Juventusit. Italiani do ta zëvendësojë Andrea Pirlon, i cili i fitoi dy tituj me Juventusin, mirëpo nuk arriti ta mbroj titullin në Serie A.

Me rikthimin e Allegrit në stolin e Zonjës së Vjetër, priten ndryshime të mëdha në skuadër gjatë kësaj vere.

Allegri i ka kërkuar drejtuesve përforcime në vijën e mesfushës, pasiqë mesfusha është pika më e dobët e Juventusit, ndërsa Agnelli nuk e ka ndërmend të kursehet.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se objektivi kryesor i Allegrit për vijën e mesfushës është Sergej Milinkovic-Savic.

Me largimin e Inzaghit nga Lazio edhe Savic do të largohet nga Olimpico dhe Juventus ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Savic ka luajtur 41 ndeshje sezonin e kaluar, ka realizuar 8 gola dhe ka bërë 11 asistime, ndërsa për kartonin e tij Juventus do të paguaj 70 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here