Rikthimi i Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit ka bërë që drejtuesit e skuadrës të përpilojnë një plan të ri për merkaton e verës.
Mirëpo një gjë nuk ka ndryshuar, dëshira e Biankonerëve për transferimin e mesfushorit të skuadrës së Milanit, Hakan Calhanoglu, raporton Calcio Mercato.
27 vjeçari pritet të largohet nga San Siro këtë verë me parametra 0 për shkak se kontrata e tij është duke skaduar dhe nuk është arritur një marrëveshje rinovimi.
Liverpool është gjithashtu në garë për turkun mirëpo me ardhjen në stol të Allegrit, Juventus duket favoritja e madhe për të fituar këtë garë.