Juventus: Allegri rikthen në Torino ish yllin e Zonjës së Vjetër!

Juventus është duke kërkuar për përforcime këtë sezon e veçanërisht në repartin e mesfushës ku kanë hasur problemet më të mëdha.

Fali Ramadani, agjenti i cili ka në kontroll edhe kartonin e Miralem Pjanic ka bërë të ditur që futbollisti i tij është në dispozicion të të gjitha skuadrave të mëdha italiane.

Kjo gjë e ka frikësuar Allegrin i cili e kishte pikë të dobët boshnjakun gjatë kohës që ishte trajner i kësaj skuadre.

Barcelona është e vendosur për ta larguar atë këtë verë dhe për këtë arsye Allegri nuk dëshiron që skuadra e tij të qëndrojë duarkryq kur ai mund të përfundojë tek rivalët e tyre.

Për këtë arsye tek Juventus ka filluar puna për ta rikthyer atë në Allianz Stadium dhe Allegri do të jetë përparësia e skuadrës biankonere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here