Merkatoja verore e Juventusit do të ketë në vëmendje të paktën edhe një transferim për repartin e sulmit.
Gjatë ditës së nesërme do të mbahet një mbledhje e rëndësishme në mes të Massimiliano Allegrit dhe drejtuesve të skuadrës.
Me largimet e mundshëme të Paulo Dybalas dhe Cristiano Ronaldos sulmi i Zonjës së Vjetër do të mbetej i zbrazët dhe për këtë gjë duhet të punohet këtë verë.
Tuttosport raporton që Biankonerët kanë bërë gati një listë me 4 emra për sulmin e tyre për këtë verë.
Bëhet fjalë për emra si Moise Kean, Malen, Arkadiusz Milik dhe Dusan Vlahovic.