Miralem Pjanic do të rikthehet në Serie A pas një sezoni të dështuar tek skuadra e Barcelonës me shumë pak ndeshje të zhvilluara nën urdhërat e Ronald Koeman.
Boshnjaku tashmë ndodhet në mes ‘dy zjarresh’ në Itali pasi për të të interesuara janë skuadra e Interit dhe ish skuadra e tij, Juventusi.
Transferimi i tij në Serie A mund të ndodhë edhe si huazim pasi trajneri Koeman mesa duket do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër.
Max Allegri e kërkon rikthimin e tij në Allianz Stadium mirëpo nuk duhet anashkaluar as skuadra e Interit e cila po kërkon blerjen e shërbimeve të tij.