Sulmuesi i skuadrës së Fiorentinës ka vendosur që këtë verë të ndërrojë ambient por do të qëndrojë brenda Serie A.
Tuttusport raporton që serbi prej sezonit të ardhshëm do të veshë fanelën e skuadrës së Juventusit.
Shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij mirëpo Biankonerët duket se do të kenë privilegjin për transferimin e tij.
Bëhet fjalë për një ofertë që do kapë vlerën diku tek 40-50 milionë euro, shumë të cilën po e kërkon presidenti Rocco Commisso për ta lënë serbin të largohet nga Firence.
Vlahovic këtë sezon ka arritur të shënojë 21 gola në 37 ndeshje të zhvilluara në Serie A.