Bomberi polak rikthehet në Serie A.
Sulmuesi i Napolit i huazuar te Marseille, Arkadiusz Milik, ka gjetur formën e duhur në muajt e fundit.
Milik ka shënuar 10 gola me Marseille në 16 ndeshje të luajtura. Marseille nuk ka arritur të kualifikohet në Champions League dhe gjiganti francez nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes.
27-vjeçari do të rikthehet te Napoli, mirëpo Milik nuk bën pjesë në planet e Spallettit dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Milani.
Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe kanë kthyer vëmendjen kah Milik pas dështimit për të transferuar Giroud.
Për kartonin e Milik, Milan do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro, ndërsa Calcio Mercato, raporton se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.