Juventus goditje të dyfishtë në mesfushë me kërkesë të Allegrit!

Objektivi kryesorë i Juventusit gjatë afatit kalimtar veror do të jetë përforcimi i repartit të mesfushës.

Massimiliano Allegri është i vetëdijshëm që pa të paktën dy emra të rinj në mesfushë sezoni i ri do të fillojë përsëri me probleme të theksuara.

Miralem Pjanic pritet që të rikthehet nga Barcelona këtë verë pas një sezoni të dështuar nën urdhërat e Ronald Koeman.

Ndërkohë që emri i dytë është përsëri i një ish juventini dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Djajve të Kuq, Paul Pogba.

Corriere dello Sport raporton që Massimiliano Allegri i ka bërë të ditur tashmë drejtuesve të skuadrës për të arritur këto dy transferime këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here