Nikola Milenkovic verën e kaluar ishte njëri ndër mbrojtësit më të kërkuar në Serie A thuajse nga të gjitha skuadrat e mëdha por vetëm njëra do e ketë privilegjin për transferimin e tij.
Serbi këtë verë mund të transferohet vetëm për 10 milionë euro në qoftë se Gattuso dështon ta bindë atë për të qëndruar.
Është pikërisht Massimiliano Allegri që i ka kërkuar drejtuesve të skuadrës transferimin e tij këtë verë për shkak se Merih Demiral është duke kërkuar largimin këtë verë.
Nga ana tjetër edhe mosha e shtyer e Bonuccit dhe Chiellinit ka shtyer serbin që të mendojë për një transferim tek Zonja e Vjetër ku do të krijonte një dyshe stabile se bashku me Matthijs de Ligt.