Bombë nga Spanja: Philippe Coutinho rikthehet në Serie A

Philippe Coutinho është problemi kryesor i Barcelonës dhe Joan Laporta ka vendosur ta shesë brazilianin.

Coutinho nuk bën pjesë në planet e Koeman për sezonin e ardhshëm, ndërsa sezonin e kaluar ka luajtur shumë pak për shkak të lëndimeve.

Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë Coutinhon për 40-50 milionë euro, ndërsa sipas raportimeve të fundit braziliani mund të rikthehet në Serie A.

Portali spanjoll Don Balon, raporton se Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Coutinhos.

Mourinho beson se mund ta rikthejë Coutinhon në formën e duhur dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here