Inter ka gati pasuesin e Hakimit, transferim nga rivalët e Serie A!

Achraf Hakimi këtë verë mund të largohet nga skuadra e Interit për shkak të problemeve të mëdha financiare të skuadrës zikaltër.

Marotta tashmë ka filluar punën në merkato për të gjetur emrin që do e zëvëndësojë atë dhe duket se kanë gjetur tashmë të duhurin.

Bëhet fjalë për Florenzin e Romës, të cilin Mourinho është i gatshëm ta largojë përfundimisht nga skuadra këtë verë.

Në një intervistë të dhënë për mediat, Special One as nuk e përmendi emrin e tij për sezonin e ardhshëm përkundër faktit që ai tashmë është rikthyer nga huazimi që kishte tek PSG.

Në orët e ardhshme pritet një takim mes futbollistit dhe skuadrës ku do të mësohet gjithçka mirëpo pista e Interit duket shumë e mundshme të ndodhë, edhe atë gjatë ditëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here