Juventus janë duke negociuar një marrëveshje përfundimtare për Alvaro Moratan, raporton e përditshmja italiane Calcio Mercato.
Biankonerët deri më tani i kanë paguar 10 milionë euro Atletico Madridit për huazimin e tij dhe tashmë janë duke negociuar për të ulur çmimin e tij përfundimtar që kap vlerën e 45 milionë eurove.
Morata sezonin e kaluar në 32 ndeshje të Serie A arriti që të tundë rrjetën 11 herë.