Te Interi asnjë futbollist nuk është i paprekshëm dhe Milan Skriniar është njëri nga lojtarët që ka admirues të shumtë.
Kriza ekonomike ka bërë që Inter të nxjerr në shitje disa nga yjet e skuadrës dhe Skriniar nuk konsiderohet më i paprekshëm.
Calcio Mercato, raporton se Skriniar ka përfunduar në shënjestrën e Realit, pasiqë Ancelotti e sheh sllovakun si zëvendësuesin ideal të Ramos.
Ancelotti ia ka kërkuar Perezit transferimin e Skriniar, ndërsa Los Blancos kanë gati ofertën joshëse për Interin.
Reali do tia ofrojë Interit 35 milionë euro dhe kartonin e Luka Jovic, i cili do të ishte zëvendësuesi ideal i Lautaros.
Calcio Mercato, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se Inter vështirë se do ta refuzojë ofertën e Realit.