Njëri prej agjentëve më të famshëm në ditët e sotme, Mino Raiola do të ketë përsëri një verë të ngarkuar kur janë në pyetje transferimet.
Agjenti italian që prej vitesh tashmë po përfundon transferimet më të mëdha në të gjithë Kontinentin e Vjetër dhe njëjtë pritet të ndodhë edhe këtë verë.
Këtë rradhë pritet të jetë emri i mesfushorit të Udineses, Rodrigo De Paul.
Të drejtat për shërbimet e tij i ka Augustin Himenez mirëpo tashmë edhe Raiola ka marrë një rol për të drejtuar bisedimet për ‘dhjetëshin’ e Udineses.
Skuadra që pritet ta transferojë argjentinasin është ajo e Atletico Madrid.
Los Colchoneros po bëjnë gati një ofertë prej 45 milionë eurosh për 27 vjeçarin.