Allegri thotë po: Dy futbollistë të Juventusi për yllin e Serie A!

Pika më e dobët e skuadrës së Juventusit në sezonin e kaluar padyshim që ka qenë reparti i mesfushës.

Në këtë aspekt Massimiliano Allegri është duke punuar shumë për të zhdukur dobësitë e skuadrës së tij.

Manuel Locatelli është emri që po kërkohet me ngulm nga tekniku italian dhe një marrëveshjes mes Juves dhe Sassuolos duket shumë pranë që të ndodhë.

La Gazzetta dello Sport raporton që Zonja e Vjetër ka hedhur në tavolinë dy emrat e futbollistëve të saj ,Nicolo Fagioli dhe Frabotta, emra këta që pëlqehen tej mase nga Sassuolo.

Ky duket opsioni më i mundur që të ndodhë në këtë verë duke marrë parasysh edhe vetë dëshirën e futbollistit që të largohet këtë verë tek ndonjë skuadër e madhe italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here