“Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe në gjendje të qendrueshme, ndodhet në Rigshospitlaet dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekësore”.
Ky është mesazhi i dhënë nga Federata Daneze e Futbollit, që ka qetësuar botën pas disa minutave të gjata frike dhe paniku për mesfushorin e Inter-it në stadiumin e Kopenhagen, gjatë Danimarkë-Finlandë.
Lojtari ka humbur ndjenjat në minutën e 41-të dhe është larguar me barelë nga fusha pasi i është bërë masazh kardiak.