Leao dhe Hauge largohen: Milan 40 milionë euro për yllin e Serie A!

Tek kampi i Milan po mendojnë seriozisht opsionin për shitjen e Rafael Leao dhe Jans Petter Hauge të cilët do ti arkëtonin kuqezinjëve një shumë prej 40 milionë eurosh.

Këto para pritet të përdoren gjatë kësaj vere për transferimin e yllit të Sassuolos, Giacomo Raspadori.

Sulmuesi ka shkëlqyer këtë sezon në Serie A dhe po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Interit e cila po kërkon të përforcojë sulmin e saj.

Mirëpo Rossonerët qëndrojnë më lartë se rivalët e qytetit sa i përket financave dhe Raspadori ka shumë mundësi që të veshë fanelën e Milanit këtë verë.

Talenti i lindur në vitin 2000 ka një vlerë prej 40 milionë eurosh dhe shitja e dy yjeve të skuadrës pritet të krijojë fondin e nevojshëm për skuadrën e Piolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here