Paris Saint Germain nuk po heqë sytë nga skuadra e Milanit dhe tashmë ka gati transferimin tjetër të rradhës nga kjo skuadër.
Don Balon ka bërë të ditur që skuadra e Pochettinos po bën gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për Theo Hernandez dhe futbollisti duket i tunduar nga kjo mundësi.
Kjo shumë është ideale edhe për vetë skuadrën nga Milano e cila po shikon mundësinë për të transferuar Junior Firpon nga Barcelona dhe në të njejtën kohë do të arkëtonte një shumë të madhe parash.
Deri më tani ish madrileni dukej i pashitshëm për me një ofertë me vlerë 50 milionë eurosh ka bërë edhe Maldinin të mendojë dy herë.