Mbrojtësi i Juventusit, Radu Dragusin është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën e Crystal Palace, raporton Calcio Mercato.
‘The Eagles’ tashmë kanë dërguar një ofertë për 19 vjeçarin i cili aktualisht ka një kontratë që e mban atë në Torino deri në vitin 2025.
Mirëpo Dragusin po preferon qëndrimin tek Zonja e Vjetër dhe dëshiron të luftojë për një vend titullari nën urdhërat e Massimiliano Allegrit.