Marseille është shumë pranë finalizimit të një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, David Luiz, siç raporton La Provence.
Jorge Sampaoli është i vendosur për transferimin e 34 vjeçarit i cili këtë verë do të largohet me parametra 0 nga skuadra e Arsenalit.
Luiz zhvilloi 20 ndeshje sezonin e kaluar me Arsenalin mirëpo në fund skuadra londineze nuk i ofroi rinovimin brazilianit.