Milan është fokusuar plotësisht në merkato dhe po kërkon një emër të ri për sulmin e saj.
E ardhmja e skuadrës varet shumë edhe nga goditjet që do të realizojnë gjatë kësaj vere.
La Gazzetta dello Sport bën të ditur që marrëveshja për transferimin e Olivier Giroud pritet të ndodhë brenda 48 orëve të ardhshme.
Maldini dhe Massara janë duke punuar me përfaqësuesit e Chelseas që këtë marëveshje ta mbyllin brenda dy ditëve të ardhshme.
Edhe pse rinovoi disa javë më parë, francezi ka marrë dritën e gjelbër për tu transferuar këtë verë në Apenine.
Këto janë orët vendimtare dhe të dy palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes.