E ardhmja e Merih Demiral ka muaj të tërë që po diskutohet shumë tek kampi juventin dhe tashmë skuadra nga Torino mund të marrë një surprizë të hidhur këtë verë.
Me vetëm 24 ndeshje të zhvilluara sezonin e fundit, Demiral mund të largohet nga Allianz Stadium këtë verë tek një skuadër ku mund të luajë rregullisht.
Bëhet fjalë për Atalantan, e cila po kërkon të shfrytëzojë situatën e paqartë të mbrojtësit Biankoner.
Juventus në rast se do të arrijë një ofertë e majme atëherë mund ta shesë turkun tek skuadra e Gasperinit dhe pastaj të transferojë Nikola Milenkovicin nga Fiorentina.