Sipas raportimeve të mediave në Spanjë, Jorge Mendes i ka ofruar Real Madridit shërbimet e yllit të Milanit.
Ditë më parë doli lajmi që Milan është e gatshme për të shitur Raphael Leaon gjatë kësaj vere.
Defensa Central raporton që Mendes i ka bërë të ditur madrilenëve që mund ti sigurojë atyre shërbimet e 22 vjeçarit portugez.
Kartoni i tij kapë një vlerë prej 30-40 milionë eurosh dhe pikërisht këtu qëndron mosmarrëveshja në mes të agjentit dhe presidentit Florentino Perez.
Los Blancos dëshirojnë një emër të madh për të zënë vendin e Karim Benzema ndërkohë që Leao do pranohej tek skuadra e Ancelottit për një shifër më të ulët.
Negociatat në mes të dy palëve mund të sjellin një marrëveshje javëve të ardhshme në qoftë se kuqezinjtë vendosin të ulin kërkesën e tyre.