Tiemoue Bakayoko drejt transferimit te një tjetër gjigant italian!
Mesfushori i Chelsea i huazuar te Napoli, Bakayoko pritet të largohet nga San Paolo gjatë kësaj vere.
Napoletanët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes dhe francezi pritet të kthehet në Stamford Bridge.
FootMercato, raporton se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e Bakayokos.
Bakayoko ishte i huazuar te Milani gjatë sezonit 2018/19 dhe shkëlqeu me Rosonerët.
26-vjeçarit i skadon kontrata me Chelsean vitin e ardhshëm dhe Milan do ta blej kartonin e Bakayokos për 10 milionë euro, shkruan FootMercato.