Gjermania merr fitoren e parë, Pancerat mposhtin Portugalinë me poker

Të thuash spektakël ke thënë pak për super ndeshjen Portugali – Gjermani.

Sfida nuk doli aspak nga pritshmëritë e sportdashësve e cila nisi me golin e Ronaldos që në minutën e 15’, për të ardhur të përmbysja brenda 5 minutave në fundin e pjesës së parë.

Dy autogola, fillimisht nga Dias në të 35’ dhe më pas nga Gueirrero në të 39’, çojnë panzerat në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis aty ku mbaroi e para. Kai Havertz shënon edhe golin e tretë dhë të sigurisë për “panzerat” në minutën e 51’.

Portugalia shtoi manovrën sulmuese, por “zbulua” në prapavijë duke i kushtuar edhe golin e 4 që erdhi në minutën e 61’ me Gosens.

“Luzitanët” e shthurur në ato momente nuk kishin se çfarë të humbisnin, vazhdojnë të tentojnë dhe arrijnë të shënojnë në minutën e 67’ me Jotan. Gol ky për të cilin skuadra kishte nevojë, duke marrë zemër dhe duke tentuar mrekullinë, por që nuk ia arriti deri në fund.

Më këtë rezultat Portugalia zbret në vendin e 3 me pikë të barabarta me Gjermaninë. Franca kryeson me 4 pikë dhe në vendin e fundit është Hungaria me një pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here