Tradhëtia e vitit: Calhanoglu transferohet te rivalët e Milanit, zbulohen detajet

Calhanoglu ende nuk ka vendosur të ardhmen dhe Milani pret datën 30 qershor kur mbaron gjithçka…

Dallimi midis ofertës dhe kërkesës është ende thelbësor. Milani ofron 4 milion neto në sezon për katër vjet të tjera, ndërsa Gordon Stipic, agjenti i Calhanoglu, është i vendosur në kërkesën e gati 6 milion eurove në vit.

Rreziku është që, nëse palët nuk afrohen, divorci përfundimtar do të jetë i pashmangshëm.

Ndërsa pret të kuptojë nëse Milani do të jetë në gjendje të afrohet me Calhanoglu, agjenti i tij Stipic vazhdon të hulumtojë zgjidhje alternative për të ardhmen e klientit të tij.

Lajmet e fundit janë të bujshme: sipas Calciomercato.com do të kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me Interin.

Rivalët historikë të Milanit në fakt po konsiderojnë një ofertë të mundshme për Calhanoglu.

Lojtari turk mund të jetë i dobishëm për ekipin e Simone Inzaghi, veçanërisht nëse, siç duket, Christian Eriksen i pafat do të duhet (të paktën tani për tani) të largohet nga futbolli.

Calhanoglu do të ishte një zëvendësim ideal, duke pasur parasysh karakteristikat e ngjashme me ato të danezit.

Duket se Interi ka gati një ofertë pak më të lartë se ajo e bërë nga Milani për rinovimin: rreth 4.5 milion në vit plus bonuse për numrin dhjetë turk.

Një marrëveshje ende për tu ndërtuar dhe konfirmuar nga klubi zikaltër, i cili sigurisht po kërkon një mesfushor sulmues për t’ia dorëzuar trajnerit të ri.

Për Calhanoglu do të ishte gjithashtu një zgjedhje e rehatshme nga pikëpamja logjistike, duke qenë se ai nuk do të lëvizte nga Milano, edhe pse do të mërziste jo pak tifozët kuqezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here