Bota e futbollit është ende e tronditur nga ajo që ndodhi në ndeshjen Danimarkë – Finlandë.
Disa minuta para përfundimit të pjesës së parë Christian Eriksen i humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë.
Danezi për momentin është në gjendje të mirë, mirëpo mjekët i kanë vënduar në zemër defribilator.
Për shkak të kësaj paisjeje, Eriksen nuk do të mund të luaj në Serie A dhe Ajaxi është përmendur si destinacioni i tij i ardhshëm për ta vazhduar karrierën, normalisht nëse danezi i rikthehet futbollit.
Në rast se Eriksen do të jetë i detyruar ta përfundojë karrierën e tij, Inter ka vendosur që të mos ia ndërprejë pagën dhe ta rrespektojë kontratën me danezin deri në vitin 2024.
Eriksen i ka premtuar Neroaxurëve se do të jetë i pranishëm në stërvitjen e parë për sezonin e ardhsëm e cila zhvillohet me 8 Korrik.
Ky veprim i drejtuesve të Interit ka marrë lavdata të shumta dhe merriton rrespekt.