Calcio Mercato raporton që skuadra e Romës është shumë pranë një tranferimi që pritet të kapë vlerën e 34 milionë eurove.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti i cili do largohet nga skuadra veriore gjatë këtij afati kalimtar.
27 vjeçari është njëri prej objektivëve kryesorë të trajnerit Jose Mourinho dhe po shpresojnë që ta transferojnë dhe ta kenë të tyrin për sezonin 2021-2022.
Belotti i cili ka edhe një vit kontratë me Torinon arriti që këtë sezon të shënojë 13 gola në 35 ndeshje të Serie A.