Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli pas shumë sezonesh të sukesshme me skuadrën nga jugu i Italisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, mbrojtësi shqiptar pritet që të bashkohet me ish trajnerin e tij Maurizio Sarri, i cili tashmë ka marrë drejtimin e skuadrës së Lazios.
Gazetari sportiv, Alfredo Pedulla ka bërë të ditur që Hysaj është pranë transferimit tek Lazios si një futbollist i lirë.
Shkodrani pritet të largohet nga Napoli në fund të kontratës së tij, me 30 qershor dhe të bashkohet përsëri me Sarrin, kësaj rradhe në Olimpico.