Largimi i Gianluigi Buffon nga Zonja e Vjetër ka bërë që torinezët të kthejnë syt kah afati kalimtar veror.
Juventus po mendon seriozisht për të sjellur në Torino portierin emilian, Emil Audero, për të cilin edhe Inter ka shfaqur interesim të madh.
Italiano-indoneziani i Sampdorias është emri i dëshiruar nga Neroazzurët por vështirësitë financiare e bëjnë tashmë Juventusin favorite.
Derbi i madh i Italisë tashmë është zhvendosur në merkato dhe kësaj rradhe Biankonerët janë në epërsi të thellë dhe vetëm ndonjë surprizë e ditëve të fundit mund të bëj që Interi të sigurojë shërbimet e tij.