Pas frikës për rrezikun e eliminimit që në grup dhe pas dy barazimeve të para, Spanja merr vendin e dytë me një “manita” ndaj Sllovakisë, duke detyruar kombëtaren e Hamsik ta mbyllë në vend të tretë në grup.
Por, ndeshja nisi në malore, pasi portieri Dubravka i priti penallti Morata-s. Megjithatë, gardiani ishte ai që hapi rrugën për avantazhin me një autogol qesharak.
Nga aty nisi disheza për iberikët, që shënuan më pas me Laporte, Sarabia, Ferran Torres dhe autogolin e Kucka.
Sakaq, në ndeshjen tjetër, Suedi-Poloni ishte një betejë e vërtetë dhe në fund fitorja 3-2 nderoi skandinavët, që e mbyllin në vend të parë në grup dhe kualifikohen më tej.
Mbetet jashtë kompeticionit bomberi Robert Lewandowski, që do t’i mungojë panoramës europiane dhe po vuante jashtë mase, por sot u zgjua me dy gola të jashtëzakonshëm.
Sulmuesi i Bayern Munich fillimisht shënoi me një goditje të harkuar brenda zonës, ndërsa të dytën arriti të ulte topin në zonë dhe të shënonte me qetësi ndaj Suedisë.
Për skandinavët të dy golat u shënuan nga Forsberg dhe Claesson në fund.