Pas vetëm një sezoni ku shkëlqeu tek Interi, Achraf Hakimi tashmë do të largohet shkaku i problemeve financiare të skuadrës.
Marokeni tashmë edhe në mënyrë zyrtare ka arritur marrëveshjen ku prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint Germain, raporton kështu Sky Sport Italia.
Gjigantët e Ligue 1 tashmë janë në procesin final për të vënë gjithçka në letër ku marrëveshja me futbollistin është arritur tashmë.