Lazio është në bisedime për të firmosur përsëri me futbollistin e West Ham, Felipe Anderson, raporton Sky Italia.
The Hammers e transferuan 28 vjeçarin nga Lazio për një shifër prej 40 milionë eurosh në 2018 por qysh prej atëherë nuk ka arritur asnjëherë formën që pati tek Lazio.
Anderson sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek skuadra e Portos, ndërkohë që këtë verë kryeqytetasit po kërkojnë transferimin e tij për një shumë prej afro 10 milionë eurosh.