Bombë nga Italia: Inter transferon një tjetër yll nga Milani

Marotta përsëri për shopping te Milani.

Transferimi i Hakan Calhanoglut te Interi bëri bujë të madhe në botën e futbollit.

Pas lëndimit të Eriksen, Inter është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e danezit dhe vendosën që ta transferojnë Calhanoglun nga rivalët e tyre të përjetshëm.

E përditshmja italiane Tuttosport, raporton se Inter synon tia rrëmbejë Milanit edhe një tjetër yll dhe bëhet fjalë për Franck Kessie.

Kessie ka kontratë me Rosonerët deri në vitin 2022, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj kanë ngecur.

Milan i ka ofruar 4.5 milionë euro në sezon, ndërsa agjenti i Kessie ka kërkuar më së paku 6 milionë euro.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi dhe Neroaxurët janë të gatshëm t’ia ofrojnë pagën e kërkuar dhe do të tentojnë transferimin e Kessie me parametra zero verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here