Milan dhe Lazio kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës!
Alessio Romagnoli pritet të largohet nga Milani gjatë kësaj vere, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Rosonerëve.
Romagnolit i skadon kontrata me Milanin vitin e ardhshëm dhe interesim për 26-vjeçarin ka shfaqur Lazio.
Calcio Mercato, raporton se Maurizio Sarri ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Romagnolit, ndërsa për të siguruar shërbimet e italianit, Lazio do t’ia ofrojë në këmbim Rosonerëve Joaquin Correan.
Correa nuk bën pjesë në planet e Sarrit, ndërsa te Milani e shohin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut dhe Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.