Gati shkëmbimi i verës, Milinkovic-Savic te gjiganti italian.
Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic është njëri nga lojtarët më të kërkuar saherë që hapet merkato.
28-vjeçari bëri një tjetër sezon të mirë duke realizuar 8 gola dhe 11 asistime në 41 ndeshje të luajtura.
Savic është i gatshëm për një kapitull të ri në karrierën e tij dhe Calcio Mercato, raporton se Juventus synon transferimin e tij gjatë kësaj vere.
Biankonerët janë të gatshëm ta huazojnë Savicin për dy vite me obligim blerjeje dhe në këmbim t’ia ofrojnë Lazios Arthur Melon.
Melo do të jetë i huazuar te Lazio për dy sezone, ndërsa Juventus do ta merr përsipër gjysmën e pagës së brazilianit për të joshur Lacialët.
Melo pëlqehet nga Sarri dhe Lazio nuk ia ka mbyllur derën këtij shkëmbimi, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.