Wembley në delir, Anglia eleminon Gjermaninë

Historia ndryshon, Anglia më në fund hakmerret ndaj Gjermanisë dhe e bën në mënyrën më të mirë të mundshme në mitikun Wembley të Londrës.

Një ndeshje që nuk ka dhuruar shumë gola dhe emocione, por ka pasur dyluftime, tension dhe përplasje të forta.

Pas një pjese të parë ku të vetmet raste të rrezikshme ishin ato të Werner dhe sidomos Harry Kane, në pjesën e dytë duhet të kalojnë minuta të tjera deri kur zhbllokohet sfida.

Pas 75 minutash lojë, ndoshta ndeshja më e mbyllur e Europianit, zhbllokohet. Anglia shpërthen dhe Wembley buçet!

Steerling është ai që pas një aksioni të bukur arrin të mposhtë portierin Neuer.

Grealish pason në të majtë për Shaw, anësori anglez vendos në mes një top të ulët të shkëlqyeshëm për Sterling: Ginter del bosh, numri 10 nuk bën gabim !!!

Por, Muller kishte rastin për të barazuar ndeshjen pasi ishte i vetëm përballë Pickford, por trajektorja e topit të goditur prej tij përfundoi jashtë.

Nga aty, në një rast tjetër, Anglia dyfishon me Harry Kane. Kundërsulm vrastar dhe ndeshja që mbyllet! Gjermania del jashtë Europianit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here