Vullneti i argjentinasit është mëse i qartë, ai dëshiron që këtë verë të rikthehet në Serie A.
Diego Perotti është aktualisht pjesë e skuadrës turke, Fenerbahce mirëpo bashkëpunimi mes palëve pritet të ndërpritet gjatë javëve të ardhshme.
Kjo për faktin që një skuadër nga Italia po shfaqë interesim të madh për të siguruar shërbimet e tij.
Bëhet fjalë për Genoan e cila tashmë ka filluar negociatat me skuadrën nga Stambolli dhe gjithçka duket pranë konkretizimit.
Kontrata e 32 vjeçarit skadon në vitin 2022 dhe bisedimet po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje që është e pranueshme nga të gjitha palët.