Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti është pranë lamtumirës me skuadrën italiane dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet që të jetë larg Italisë.
Torino i ka vënë atij një çmim prej 30 milionë eurosh, shumë kjo që nuk është problem për një skuadër të madhe europiane.
Bëhet fjalë për Arsenal e cila ka vite që është në ndjekje të sulmuesit italian dhe tashmë kanë gati mundësinë e artë për ta bërë atë për vete.
Londinezët duhet tashmë të punojnë edhe me futbollistin për të bindur atë që të fillojë një aventurë të re jashtë Serie A-së.