Pas largimeve të Gianluigi Donnarummës dhe Hakan Calhanoglu tashmë tek Milan është gati të ndodhë edhe largimi i tretë në një afat të shkurtër kohor.
Tashmë skuadra është duke punuar për të plotësuar kërkesat e trajnerit Stefano Pioli mirëpo edhe një largim tjetër është shumë pranë të ndodhë.
Bëhet fjalë për Thomas Pobega i cili sezonin e fundit ka qenë i huazuar tek skuadra e Spezias dhe këtë verë mund të përfundojë nën urdhërat e Gian Piero Gasperinit.
Rossonerët kanë kërkuar një shumë prej 15 milionë eurosh për shërbimet e tij, ofertë kjo që është e përballueshme nga skuadra bergamase.