Juventus mund të shënojë një fitore të madhe në merkato kundër rivalëve të Milanit dhe Interit.
Kjo për faktin që një futbollist që kërkohet nga tri skuadrat e mëdha italiane tashmë ka refuzuar 2 gjigantët e Milanos dhe po kërkon vetëm transferimit tek Zonja e Vjetër.
Bëhet fjalë për Miralem Pjanic, ish yllin e Biankonerëve i cili u largua vitin e kaluar në drejtim të Barcelonës mirëpo pas një sezoni për tu harruar po kërkon përsëri rikthimin në Torino.
Ish ylli i Romës duket se ka në plan vetëm rikthimin në Serie A dhe pikërisht tek Juventus.
Tashmë gjithçka është në dorën e Allegrit edhe pse boshnjaku po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadra e Tottenham e cila ka për drejtor sportiv Fabio Paraticin.