Është marrë vendimi: Damsgaard për 30 milionë euro tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i skuadrës së Sampdorias, Mikkel Damsgaard është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në EURO 2020 me Danimarkën dhe kaq ka mjaftuar që interesimi për të të prekë majat.

Bëhet fjalë për Milanin e cila ka mbetur e mahnitur me paraqitjet e 20 vjeçarit gjatë sezonit të kaluar në Serie A me Sampdorian.

Pas përfundimit të EURO 2020 Rossonerët po bëjnë gati një ofertë për ta transferuar atë në San Siro.

Sampdoria po kërkon 30 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e danezit, shumë kjo që mund të përballohet nga Milan pasi pritet të shiten disa futbollistë të tjerë këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here