Mbledhje me Inzaghin: Inter goditje të dyfishtë në merkato!

Inter po mendon seriozisht për të goditur në merkato përkundër vështirësive financiare në të cilat gjendet aktualisht.

Beppe Marotta po bëhet gati për një goditje të dyfishtë pas një mbledhje që mbajti me teknikun Simone Inzaghi.

Emri i parë që pritet të vijë në Milano pas largimit të Achraf Hakimit është pikërisht një zëvëndësues për të.

Bëhet fjalë për Hector Bellerin nga Arsenal, i cili po kërkon një aventurë të re larg Londrës.

Emri i dytë është ai i mbrojtësit të majtë të Chelseas, Marcos Alonso.

Megjithatë tek emri i dytë gjithçka duket më e vështirë për shkak se buxheti për këtë transferim është 10 milionë dhe Blutë janë një kockë e fortë për tu thyer.

Mirëpo Thomas Tuchel nuk e ka në planet e tij spanjollin dhe kjo është arsyeja që Neroazzurët po shpresojnë për transferimin e tij këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here