Lajm bombastik nga Italia, Milan Skriniar te rivalët e Interit!
Milan Skriniar është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar falë paraqitjeve të mira për disa sezone me rradhë.
Sllovaku ka kontratë me Neroaxurët deri në vitin 2023, ndërsa vitin e kaluar ishte shumë pranë largimit nga Meazza, mirëpo Conte arriti ta rikthejë në formën e duhur.
Inter është në krizë financiare dhe nga klubi pritet të largohet më së paku edhe një yll dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë rivalët e përjetshëm të tyre.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Juventus synon transferimin e Skriniar gjatë kësaj vere.
Allegri e dëshiron me çdo kusht 26-vjeçarin në skuadër dhe Juventus do të shesë Merih Demiral dhe Ruganin për ta financuar transferimin e Skriniar.
Biankonerët duhet të paguajnë 60 milionë euro për kartonin e Skriniar, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.