Roma nuk humbet kohë, ka gjetur zëvëndësuesin e Spinazzolas!

Dëmtimi i rëndë i Leonardo Spinazzolas ka bërë që skuadra e Romës të vihet menjëherë në lëvizje për të gjetur një emër tjetër për të zënë vendin e tij për sezonin e ardhshëm.

Giallorossët tashmë janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të djathtë të Borussia Monchengladbach, Ramy Bensebaini, raporton Sky Sport Italy.

Algjeriani pritet që të zërë vendin e Spinazzolas i cili pritet të mungojë për një kohë të gjatë për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit në çerekfinalen kundër Belgjikës.

Jose Mourinho po shpreson që gjatë ditëve të ardhshme të arrijë edhe një marrëveshje për transferimin e portierit të Wolves, Rui Patricio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here