Franck Kessie, njëri nga futbollistët më të mirë të Milanit gjatë sezonit të kaluar ka një marrëveshje me rossonerët deri në verën e vitit 2022.
Arritja e një marrëveshje të re me kuqezinjtë duket e vështirë për tu arritur dhe vitin e ardhshëm ai do jetë futbollist i lirë dhe mund të largohet me parametra 0, që do ishte humbje e madhe për skuadrën e Piolit.
Maldini është i vendosur për një kontratë të re mirëpo kërkesa dhe mundësia e klubit duken shumë larg njëra tjetrës.
Kessie po kërkon 6 milionë euro në sezon ndërkohë që Milan është në gjendje të ofrojë vetëm 4 milionë.
Për të interesim të madh kanë shfaqur Juventus dhe Inter të cilat po kërkojnë të tillë futbollistë që mund të transferohen pa shpenzime në merkato.