Pasardhësi i Calhanoglu: 15 milionë euro për mesfushorin e ri!

Milan është gati për transferimin e saj më të ri i cili pritet që të mbërrijë nga skuadra e Real Madrid.

Largimi i Hakan Calhanoglus në drejtim të Interit ka bërë që reparti i mesfushës të ndihet i zbrazët dhe të mendohet për një emër të ri që do zërë hapësirën e lënë të lirë nga turku.

Bëhet fjalë për Isco Alarcon, i cili pritet të largohet këtë verë nga Madridi për shkak se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të ri, Carlo Ancelotti.

Mediat spanjolle raportojnë që Milan tashmë ka bërë një ofertë prej 15 milionë eurosh për futbollistin e lindur më 1992, shifër kjo që mund të pranohet nga Los Blancos që kanë nevojë të shesin disa futbollistë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here