Pas lamtumirës nga Real Madrid, Zinedine Zidane ka ndërmend të qëndrojë pushim për një vit para se të kthehet në detyrë.
Objektivi i tij duket se është stoli i Francës.
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel La Graet, ka konfirmuar Didier Deschamps deri në Botërorin e 2022-shit, më pas Zizou mund të marrë vendin e tij.
Sipas L’Equipe, është shumë e mundshme që pas Kupës së Botës të vijë eksperienca e parë si trajner i kombëtares për Zidane.